Thaçi takohet me delegacionin gjermano-francez

Prishtinë | 03 Qer 2019 | 10:17 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur në takim delegacionin gjermnao-francez që po qëndron për vizitë në Kosovë.

Në këtë takim u diskutua për parapërgatitjet lidhur me takimin e Parisit, që do të mbahet më 3 korrik.

Delegacioni kërkon të dije nga pala kosovare se me çfarë strategjie do të prezantohen në Paris, ku janë të ftuar edhe krerët shtetërorë të Serbisë.

Zyrtarët nga Franca e Gjermania do të takohen gjatë ditës edhe me kryeministrin Ramush Haradinaj dhe kryeparlamentarin, Kadri Veseli.

Delegacioni francez mësohet se përbëhet nga Alexandre Adam, zëvendëskëshilltar në kuadër të Presidencës së Francës, Thomas Bertin, Shef i Misionit për Ballkan në kuadër të Ministrisë së Jashtme të Francës, si dhe nga ambasadori Didier Chabert dhe Carole Blestel-Feffer.

Kurse, delegacioni gjerman përbëhet nga Matthias Lüttenberg, Shef i Divizionit për Marrëdhënie Bilaterale për Lindjen e Mesme dhe Evropën Jugore, nga Christian Hellbach, i cili është i Dërguar Special për Evropën Juglindore dhe Turqinë pranë Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë, si dhe nga ambasadori gjerman Christian Heldt.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme