Thaçi takohet me përfaqësues të komunitetit shqiptar në SHBA

Prishtinë | 22 Sht 2019 | 18:00 | Nga Ekonomia Online

Hashim Thaçi, Presidenti i Kosovës, mbrëmë ishte takuar me përfaqësues të komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në pritjen e organizuar nga Konsullata e Kosovës në New York.

Ai tha se pati kënaqësinë të takohet me këta përfaqësues, transmeton Klan Kosova.

“Është kënaqësi të dëgjosh për sukseset e shqiptarëve në Amerikë dhe të kesh mundësi t’i falënderosh për përkrahjen e parezervë që i kanë dhënë Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi”.

“Roli i tyre është një ndër shtyllat mbi të cilat është ngritur liria dhe pavarësia e Kosovës”, ka shkruar Thaçi në rrjetin social Facebook.

Të ngjashme