Thaçi: Marrëveshja me Serbinë s’do ta cenojë sovranitetin e Kosovës

Prishtinë | 18 Maj 2018 | 16:33 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë bashkëbisedimit me gazetarë ka treguar se për çfarë janë marrë vesh me Serbinë.

“Ne duhet të mendojmë për të sotmen dhe të ardhmen, prandaj edhe jemi dakorduar në prani të zonjës Mogherini që të dy vendet tona do të punojnë dhe janë të gatshme që t’i marrin përgjëgjësitë që takojnë për të përmbyllur këtë proces me një marrëveshje historike e që do të nënkuptonte anëtarësimin e Kosovës në OKB e njohje reciproke”.

Sipas Thaçit, pa fqinjësi të mirë asnjë vend i rajonit të Ballkanit Perëndimor nuk ka perspektivë evropiane, raporton Ekonomia Online.

“Çështja e duartrokitjes mes Kosovës dhe Serbisë është çështje e diskutueshme, por ne të dy jemi të vetëdijshëm se jemi të detyruar që të ulemi të bisedojmë dhe të gjejmë një zgjidhje që do të jetë e pranueshne e përshtatme për Kosovën, siç do të ishte në të njëjtën kohë edhe për Serbinë”.

Presidenti Thaçi tha se Kosova është gati për dialog, negociata dhe për marrëveshje, raporton EO.

“Do të ruhet sovraniteti i Kosovës, integriteti territorial, ndërsa Kosova ka shprehur gatishmërinë për një akomodim më afirmativ të shtetasve serbë në Kosovë”.

“Ne nuk e kemi komoditetin si Kosovë që t’i hyjmë ndonjë aventure të refuzimit të shteteve të BE-së për dialog me Serbinë… nuk mund të ketë perspektivë dhe hapa konkretë as në NATO as në BE pa fqinjësi të mirë me të gjithë”.

LEXO EDHE:

http://cs13.temp.domains/~ekonomia/politike/thaci-pjesemarrja-e-kosoves-ne-samitin-e-sofjes-ngjarje-historike-live/

Të ngjashme