Thaçi uron nga SHBA: 28 Nëntori është dita më e madhe në historinë e kombit shqiptar

Prishtinë | 28 Nën 2018 | 10:10 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, që është duke qëndruar në SHBA për një vizitë zyrtare, ka uruar me rastin e Festës së Flamurit.

“Sot është dita më e madhe dhe më e rëndësishme në historinë e kombit shqiptar. Është 28 Nëntori i Skënderbeut. Është 28 Nëntori i Ismail Qemalit e Isa Boletinit, i UÇK-së dhe Adem Jasharit. Shumë atdhetarë dhe veprimtarë tanë kanë dhënë jetën për 28 Nëntorin dhe Flamurin Kombëtar. Kjo është dita e tërë shqiptarëve, kudo që ata gjenden”, ka shkruar Thaci përmes Facebook.

“Jam i lumtur që emocionet e kësaj dite do t’i ndaj sot me bashkatdhetarët tanë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Urime të gjithëve kjo ditë e madhe!”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme