Thaçi: Vendit i duhet Qeveri stabile, seanca e së hënës obligim dhe hap i menduar nga mandatari

Prishtinë | 31 Jan 2020 | 10:38 | Nga Albanë Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti, Hashim Thaçi, ka bërë homazhe te shtatorja e heroit të kombit, Zahir Pajaziti, me rastin e 23-vjetorit të rënies, raporton Ekonomia Online.

Ai ka komentuar caktimin e seancës për votimin e Qeverisë, e caktuar nga Kryesia e Kuvendit për të hënën.

Sipas tij, seanca e së hënës është obligim i marrë nga mandatari, Albin Kurti.

Madje kreu i shtetit beson se ky është një vendim i menduar nga Kurti, ndonëse ende nuk ka një marrëveshje me LDK-në, për formimin e Qeverisë.

“Unë si president do të respektojë kornizën e përgjegjësive kushtuese. I mbetet spektrit politik të bëjë hapat e mëtutjeshëm. Edhe iniciativa për mbajtjen e seancës së të hënës është në përputhje me obligimet, është hap i  menduar dhe obligim i mandatit”.

Thaçi tha se vendit i duhet Qeveri stabile, raporton EO.

“I mbetet spektrit politik që të shohin mundësitë e angazhimeve të përbashkëta në mënyrë që të kemi një qeveri sa më shpejt që të jetë e mundur. Kosovës i duhet një qeveri stabile, efektive, efikase dhe e respektit të vullnetit qytetar, si dhe orientimin euroatlantik”.

Thaçi tha edhe një herë se të Dërguarit Special të BE-së, Joseph Borrell, i ka paraqitur shqetësimin se mosliberalizimi i vizave është gabimi strategjik i Bashkimit Evropian.

Sipas tij, problemi qëndron se BE-ja nuk është unike për Kosovën.

“Dje në takimin me Borrell me të cilin diskutuam për hapat e mëtutjeshëm të Kosovës. Ishte deklarim shumë i sinqertë dhe i hapur i tij për të arriturat e Kosovës, në veçanti për liberalizimin e vizave”.

“Roli i ShBA-së është i pazëvendësueshëm në udhëheqjen dhe vendimmarrjen e Kosovës”.

“Është një ditë e veçantë për Kosovën dhe kombin shqiptar përvjetori i rënies heroike të një prej komandantëve legjendar, Zahir Pajazitit dhe dy heronjve Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, njerëzve që kanë bartur mbi supe fillimin e organizimit të UÇK-së, të këtij projekti madhor dhe të shenjtë”.

“Sot nderojmë me respektin më të lartë shtetëror, jetën dhe veprën heroike të këtyre komandantëve që ranë heroikisht. Duke respektuar këtë sakrificën e tyre Kosova duhet të konsolidohet”.

Të ngjashme