Thaçi: Zymeri, shëmbëlltyrë e mbrojtjes së Kushtetutës

Prishtinë | 26 Kor 2016 | 13:19 | Nga

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi tha të martën se pesë vjet më parë ra heroikisht në krye të detyrës Enver Zymberi, duke e quajtur shëmbëlltyrën më të mirë se si mbrohet Kushtetuta dhe ligjet e shtetit.

Lexoni të plotë postimin e presidentit në Facebook:

“Pesë vite më parë ra heroikisht në krye të detyrës Enver Zymberi, të cilin sot e kujtojmë me krenari, duke nderuar sakrificën, jetën dhe veprën e tij, si shëmbëlltyrën më të mirë se si mbrohet Kushtetuta dhe ligjet e shtetit.

 Integrimi i veriut dhe bashkimi territorial i Kosovës mbajnë gjurmët e lavdishme të rënies heroike të Enver Zymberit.Çdoherë kur kujtojmë 25 dhe 26 korrikun e vitit 2011, kujtojmë sakrificën e grave dhe burrave policë të Kosovës, që bënë të mundshëm bashkimin e Kosovës”.

 

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme