Ekonomia Online
FUNDIT

Thanë se ishin përfshirë në aksident, policia nis hetim ndaj dy personave për deklarim të rremë

Thanë se ishin përfshirë në aksident, policia nis hetim ndaj dy personave për deklarim të rremë

Policia e Kosovës, ka njoftuar se ndaj dy personave ka iniciuar rast penal për veprën ‘’Deklarim i rremë’’. Nga policia është bërë e ditur se të dyshuarit kanë thënë se janë përfshirë në aksident, porse, pas hetimeve është konstatuar që në momentin e aksidentit personat e dyshuar nuk ndodheshin në veturë dhe deklarimet e të […]

Policia e Kosovës, ka njoftuar se ndaj dy personave ka iniciuar rast penal për veprën ‘’Deklarim i rremë’’.

Nga policia është bërë e ditur se të dyshuarit kanë thënë se janë përfshirë në aksident, porse, pas hetimeve është konstatuar që në momentin e aksidentit personat e dyshuar nuk ndodheshin në veturë dhe deklarimet e të dyshuarve kanë qenë të pavërteta.

Njoftimi:

Dy persona nën hetim për deklarim të rremë

Më 16.07.2025, në kryeqytet është raportuar një aksident trafiku me lëndime trupore. Njësia e trafikut të kryeqytetit menjëherë ka nisë hetim për sqarimin e rrethanave të rastit.

Gjatë hetimeve është konstatuar që në momentin e aksidentit personat e dyshuar nuk ndodheshin në veturë dhe deklarimet e tyre ishin të pavërteta e të qëllimshme për të manipuluar rrethanat e aksidentit.

Të dyshuarit janë intervistuar nga policia dhe me udhëzim të prokurorit, ndaj tyre është iniciuar rast penal për veprën “Deklarim i rremë”.

Të ngjashme