Lajmi që pritej nga të gjithë, u publikua nga e përditshmja ”The Sun”. Kjo e fundit ka arritur të zbuloi një dokument sekret, ku thuhet se dozat e para të vaksinës anti-Covid, pritet të ofrohen nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë (NHS) në Mbretërinë e Bashkuar, që nga muaji i ardhshëm, pasi pesë qendra të vaksinimit masiv janë planifikuar të jenë në veprim deri në Krishtlindje.
Qendrat e para të vaksinimit masiv janë planifikuar për vendet në qytetet kryesore duke përfshirë Leeds, Hull dhe Londër. Përveç këtyre pesë qyteteve kryesore, mjekëve të përgjithshëm dhe farmacistëve do t’iu kërkohet të ndihmojnë në përpjekjet masive të vaksinimit, me një njësi ambulatore të lëvizshme që do të përdoret për të arritur tek komunitetet e rrezikuara dhe në shtëpitë e kujdesit.
“Kemi gjasa të marrim rezultatet e provës së parë brenda një muaji, dhe kjo do të thotë se skenari më i mirë për vaksinim është pak para Krishtlindjeve”, tha një burim për ”The Sun”.
Të dielën, Matt Hancock konfirmoi se ushtria do të përfshihej në shpërndarjen e një vaksinës. Ministri i Shëndetësisë tha se planet janë për të kombinuar NHS dhe ushtrinë për përhapjen e vaksinës dhe se njerëzit do ta merrnin vaksinën ‘sipas përparësisë’.
Pretendenti kryesor në garën për të gjetur një vaksinë është Universiteti i Oksfordit, ku provat kanë vazhduar që nga Prilli, dhe ka shpresa se vaksina mund të aprovohet nga rregullatorët deri në Krishtlindje.
Rreth 100 milion doza nga Oksford, vaksinë e cila mbetet ende për t’u aprovuar, janë urdhëruar tashmë nga qeveria. Kjo vaksinë kërkon dy doza, 28 ditë larg, që do të thotë se sfida logjistike me të cilën përballet qeveria është dyfish më e madhe. Administrimi i dy dozave të një vaksine për 53 milion të rritur në periudhën gjashtë-mujore do të përfshinte 600,000 vaksinime në ditë.
Dokumentet, e zbuluara në ”The Sun”, sugjeruan gjithashtu që punonjësit shëndetësorë duke përfshirë veterinerë, dietologë, gjithashtu mund të ndihmojnë në administrimin e dozave në publik.
Ata që jetojnë në shtëpi të moshuarish dhe personeli, do ta marrin atë sa më shpejt që të jetë gati. Të radhës janë personat e moshës mbi 80 vjeç dhe stafi i NHS, të ndjekur nga personat mbi 65 vjeç, të rriturit më të rinj në rrezik më të lartë dhe njerëzit mbi 50 vjeç.
Sakaq, një zëdhënës i qeverisë tha: “Qeveria do të bëjë gjithçka që duhet për të hedhur një vaksinë të suksesshme shpejt dhe në mënyrë të sigurt.. Një sasi e madhe e planifikimit dhe përgatitjes tashmë është bërë duke përfshirë sigurimin që ne kemi sigurim adekuat, transport, PPE dhe ekspertizë logjistike. Ne jemi duke punuar ngushtë me NHS dhe do të përdorim ushtrinë në planifikimin e logjistikës kur është e nevojshme, pasi ata tashmë kanë bërë përpjekje të mëdha për të mbështetur me sukses përpjekjet tona operacional”- përfundon artikulli.