Thënie inspiruese nga personalitete të njohura

Prishtinë | 25 Mar 2023 | 20:09 | Nga Ekonomia Online

Të gjithë kemi nevojë, nganjëherë, për një dozë inspirimi.

Nëse kohëve të fundit keni ndjerë se ju duhet pak vullnet dhe një e shtyrë për të vazhduar tutje e për të arritur qëllimet e juaja atëherë jeni duke lexuar artikullin e duhur.

Këtu kemi përmbledhur thëniet më inspiruese nga njerëz të njohur për mençurinë e tyre:

“Bëhuni vetvetja, gjithë të tjerët janë të zënë” – Oscar Wilde

“Jetë nuk do të thotë të gjesh veten. Jetë do të thotë të krijosh atë” – George Bernard Shaw

“Kurrë nuk është vonë të bëhesh dikush që mund të ishe” – George Eliot

“Unë nuk kam dështuar. Thjesht kam gjetur 10 mijë mënyra që nuk funksionojnë” – Thomas A. Edison

“Pa muzikë, jeta do të ishte një gabim” – Friedrich Nietzsche

“Jetoni sikur nesër do të vdisnit. Mësoni sikur do të jetonit përgjithmonë” – Mahatma Gandhi

“Çdo gjë që imagjinoni mund të kthehet në realitet” – Pablo Picasso

“Errësira nuk mund të dëbojë errësirë; vetëm drita mund ta bëjë këtë. Inati nuk mund ta largojë inatin; vetëm dashuria mund ta bëjë këtë” – Martin Luther King Jr.

“Kërceni sikur askush nuk po ju shikon, dashuroni sikur nuk jeni lënduar asnjëherë, këndoni sikur askush nuk po ju dëgjon dhe jetoni sikur parajsa të jetë në tokë” – William W. Purkey

“Ju mund të thoni që jam një ëndërrimtar. Por unë nuk jam i vetmi. Shpresoj që një ditë do të na bashkohesh. Dhe bota do të jetojë si një” – John Lennon

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme