Clarence Darrow (1857 – 1938) ishte avokat amerikan, i cili ka lënë pas disa aforizma.
Kur isha adoleshent kisha dëgjuar se çdokush mund të bëhet president. Tani kam filluar ta besoj.
Jam mik i punëtorëve, madje parapëlqej më mirë të jem mik i tyre se të jem punëtor.
Gjysma e parë e jetës sonë shkatërrohet nga prindërit e gjysma tjetër nga fëmijët.
Nuk kam vrarë kurrë njeri, por disa lajmërime vdekjesh i kam lexuar me kënaqësi.