Thënie të mençura nga Sigmund Freud

Prishtinë | 29 Maj 2020 | 12:54 | Nga Ekonomia Online

Sigmund Freud (1856 – 1939) lindi në vitin 1856 në Freiberg, një qytet në Çekinë e sotme. Ishte mjek, neurolog austriak dhe pionier i psikoanalizës.

Ai është një nga shkencëtarët më të spikatur të shekullit të 20-të.

Studentët e psikologjisë në mbarë botën i referohen atij si “gjysh Freudi”.

Dy zbulime në veçanti e kanë siguruar ndoshta reputacionin e tij përjetë; ai zbuloi misterin e ëndrrës, dhe ishte personi i parë që doli me një teori universale për funksionimin e mendjes së nën-ndërgjegjeshme të njeriut.

Gjeni më poshtë disa nga thëniet e më të mençura të Freudit, të përmbledhura nga Ekonomia Online:

Nëse brenda një viti nuk ke ndryshuar, prek pulsin se mund të kesh vdekur.

Nuk jemi kurrë aq të pambrojtur ndaj vuajtjes, sa kur dashurojmë.

Pyetjes që nuk kam arritur t’i përgjigjem, pavarësisht kërkimeve të mia tridhjetë vjeçare, është: Çfarë do një femër?

Ta dashurojnë, për femrën është më e rëndësishme se të dashurojë ajo vetë.

Pirja e duhanit është e domosdoshme nëse s’ke kë të puthësh.

Mungesa e plotë e seksit është e vetmja gjë që mund të konsiderohet si devijim seksual. Çdo gjë tjetër është vetëm çështje shijeje.

Para se t’ia ngjeshësh vetes diagnozën e depresionit apo të vetëvlerësimit të paktë, shiko se mos je i rrethuar nga idiotë.

Koha është ena që peshon më shumë kur është bosh.

Të gjithë njerëzit e mëdhenj ruajnë në vetvete diçka fëmijërore.

Për t’u edukuar nuk mjafton arsimi.

Humori është mekanizmi më i mirë i mbrojtjes.

Ndonjëherë, një cigare është thjeshtë një cigare.

Nuk vdesim sepse sëmuremi, por sëmuremi sepse, tekefundit, duhet të vdesim.

Dashuria e përjetshme, ideale, e spastruar nga të gjitha format e urrejtjes, ekziston vetëm mes të droguarit dhe drogës tij.

Askush nuk mund të mbajë një sekret: nëse goja hesht, flasin gishtat.

Me shaka mund të thuhet çdo gjë, edhe e vërteta.

Çmimi i progresit paguhet me pakësimin e lumturisë, që rrjedh nga intensifikimi i ndjenjës së fajit.

Ëndrra është rrekja e përmbushjes së një dëshire.

Deliri paranojak është një karikaturë e sistemit filozofik.

Paragjykimet nganjëherë rezultojnë mjaft të frytshme.

Tregues i parë i idiotësisë, është një mungesë e plotë e turpit.

Çdo njeri normal është, në fakt, vetëm pjesërisht normal.

Nëse dikush arrin atë pikë ku pranon dogmatikisht të gjitha ato absurditete që doktrinat fetare i përcjellin, e madje të shpërfillë edhe kontradiktat e ndërsjella, mangësia e tij intelektuale nuk duhet të na habisë dhe aq.

Numri i personave që e pranojnë qytetërimin hipokrizisht është shumë herë më i madh se numri i njerëzve vërtet të qytetëruar.

Është mizori dhe padrejtësi, ta trajtosh homoseksualitetin si një krim.

Është e pamundur të njohësh njerëzit pa njohur më parë forcën e fjalës.

Ëndrrat ia lëshojnë vendin mahnive të një dite të re, ashtu si bukuria e yjeve ia lëshon vendin dritës së diellit.

Një njeri që dyshon dashurinë ndaj vetes, mundet, madje duhet, të dyshojë çdo gjë.

Shkenca nuk është iluzion. Iluzion do të ishte po të besonim se mund të arrijmë nga burime të tjera atë çfarë ajo s’mund të na japë.

Suksesi nuk ecën paralelisht me meritën: Amerika nuk e ka marrë emrin nga Kristofor Kolombi.

Mësohet shpejt se të qenët i dashur përbën një faktor pozitiv të tillë saqë justifikon të hequrit dorë nga shumë avantazhe të tjera.

Ankthi mund të përkufizohet si një lloj pritje dhe përgatitje ndaj rrezikut, ndonëse i panjohur.

Sa më shumë i përsosur që është një person së jashtmi, aq më shumë demonë ka brenda vetes.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme