Thënie të urta nga India

Prishtinë | 24 Dhj 2023 | 17:53 | Nga Ekonomia Online

Proverbat farkëtohen nga shekujt dhe vijnë tek ne në një formë që zbulojnë disa rregullsi të përhershme të botës dhe njerëzve. Ndaj, për këtë arsye, ne e shohim si pjesë të pandashme të suksesit, pasurimin me sa më shumë urtësi të popujve.

Sot, vijmë me një koleksion të ndritshëm të mençurisë indiane:

Të paditurit blejnë libra, të diturit i lexojnë; të pasurit blejnë kuaj, të mençurit i kalërojnë.

Vetëm gungaçi e di si të shtrihet rehat.

Vetëm një kërbaç kalit të mirë, vetëm një fjalë njeriut të mençëm.

Vlerën e pasurisë e kuptojmë kur e fitojmë, ndërsa të shoqërisë, kur e humbasim.

Yjet nuk druajnë se mund të duken xixëllonja.

Zakonet e vjetra janë këmisha hekuri.

Zëri i të vobektit, qoftë i bukur e i drejtë, nuk lë mbresë pranë atij të pasanikut, është si kënga e fyellit që mposhtet nga krismat e daulles.

Zgjati këmbët sipas çarçafit.

Si të jetë mësuesi do të jetë nxënësi.

S’ka hundë as veshë megjithatë do vathë e unaza.

S’mund të marrësh qumësht nga bualli, por as nga dybeku po i hodhe ujë.

S’ndahet uji sado ta godasësh me shkop.

Shih erën para se të nisësh barkën.

Shiu dhe lotët të ndihmojnë të fitosh përvojë.

Shiu i lotëve është i nevojshëm për të vjelë frytet e dijes.

Shpifja mbijeton tej vdekjes.

Shtëpia e mendjemadhit zakonsiht është bosh.

Shtëpi do të thotë grua.

Tempulli bie mbi atë që shkon të lutet.

Shtëpisë së përfunduar nuk i shtohet simetria.

Të diturit edhe pse mund t’i kenë të gjitha, duhet të bëjnë miq.

Të hash dhe të mos lëvizësh, shëndoshesh, kurse të hash dhe të lëvizësh, forcohesh, dhe kalitesh.

Të gjithë janë gati të ndajnë sukseset e dikujt, asnjeri fatkeqësitë e të tjerëve.

Të mira janë bananet, por janë duart e shkurtra.

Trishtimi që dikush ndjen për padijen e vet është si një gëzim prej qielli.

Prifti do të celebrojë martesën, por nuk do të kollondrisë shtëpinë.

Qeni edhe sikur të ketë lindur në mëhallën e dijetarëve (brahmanët) nuk do t’i njohë ndonjëherë Vedat.

Rrjeta e keqe me njëmijë vrima e gjen defektin në shportë.

Sado i vogël gjarpri, godite me shkop të madh.

Sado i zoti të jesh për të peshkuar kokrrizat e rërës, nuk do të mund të vesh në peshore një zemër.

Sado lart të fluturojë zogu s’bëhet fajkua.

Sado të shumta gjarpërimet, e një lumi të gjitha derdhen në det.

Sa e ke trupin e shëndoshë, derisa e ke pleqërinë larg, lakmo kah përsosja.

Secili është mbrojtës i nderit të vet.

S’e sheh kallamin në syrin e vet, por sheh fijen e kashtës në syrin e tjetrit.

S’ia vlen të fyhesh nga shigjet por nga shigjetari.

Sikur njerëzit ta njihnin imtësisht sendin që lakmojnë, do ta lakmonin më pak.

Sikurse rrobat e rënda që pengojnë lëvizjen e trupit, po ashtu edhe pasuria në para pendon lëvizjen e shpritit.

Paraja e shikuar në ëndërr s’shërben për pazar.

Paraja është shpata që ndan miqtë e pandarë.

Pas beteje të gjithë bëhen trima.

Perlat e anës tjetër të lumit janë të mëdha sa arra e kokosit.

Perla e mbyllur në guackë mbetet e pa vlerë.

Perla nuk ka asnjë vlerë në shkretëtirë.

Peshku i madh edhe halat i ka të mira.

Përderisa t’i kesh nuk ia di vlerën dhëmbëve.

Për lirinë gjykohet vetëm sipas shkallës së lirisë së të varfërve.

Për njeriun e mirë e gjithë bota është miqësore.

Përveç djajve imagjinarë, të tjerë nuk ka, por iu ngjajnë.

Pikëllimi i madh është memec.

Plagët më të mëdha janë ato që i shkaktojnë vetes nga ato të tjerëve.

Po e ditët vetëmë një, është sekret; e ditën dy, bëhet publike.

Po e hodhe në çisternë, mos e kërko në pus.

Po e hodhe një grusht me gurë së paku njëri do të godasë.

Po hoqe gur pas guri rrafshohet edhe mali..

Po kafshove gurin do t’i thyesh dhëmbët.

Po u mblodhën shumë insekte bashkë mund të vrasin edhe një gjarpër.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme