Prej njërit nga popujt më të njohur të lashtësisë, zanafilla e gjithë qytetërimit, vendi i Akropolit, dhe tharmit të diturisë së botës, ka gjithmonë mençuri për të vjelur.
Për kënaqësinë e lexuesve tanë, kemi përzgjedhur disa nga thëniet më të bukura të popullit helen:
Kush flet pak, fiton betejën, kush flet shumë, merr fajet.
Tepria e virtyteve është ves.
Të gjitha gjërat janë të mira për t’u ditur, janë të vështira për t’u mësuar.
Tjetër është të shtiesh fall, tjetër është të jesh i sigurt.
Ujku që mat largësinë mbetet i uritur.
Zemërimi asnjëherë nuk ka dhënë këshilla të vlefshme.
Po nuk munde të zësh peshk, mos ia vër fajin detit.
Puthja s’është kafshim, përkëledhja s’është gërvishtje, lëpirja s’është pështyrje.
Rëndësi ka si jeton dhe jo sa jeton.
Njihe veten më shumë dhe më parë nga të tjerët.
Përpiqu të bësh e Zoti do të jetë pranë.
Po kapërceve gardhin mund të grisësh pantallonat.
Po luajte rreth zgjoit të bletëve prit të thumbohesh.
Nëse sheh se lëvdatat nuk i meriton, atëherë janë lajka.
Nuk kemi lindur vetëm për vete.
Mos gjyko pa dëgjuar të dy palët e debatit.
Mos shpreso te shoku gjaknxehtë, edhe nëse është i mirë.
Jo rrallë duhet pak kohë për të bërë ndryshime kolosale në vetëvete.
Ke sukses, të njohin njerëzit, nuk ke sukses, i njeh njerëzit.
Kush nuk ndëshkohet, nuk mëson kurrë.
Maçoku me doreza nuk zë kurrë minj.
Me art dhe gënjeshtra jetohet gjysma e jetës, gjysma e dytë me të kundërtën.
I linduri në burg, gjithnjë i kujtohet burgu.
I mençuri është i lirë, budallai është skllav.
Jo fjalët, por faktet e bindin.
Jo gjithmonë shakatë janë shenjë diturie.
Durimi zë edhe lepurin më të shpejtë.
Edhe në mëndafsh i veshur, derri mbetet derr.
Është me lehtë të flasësh sesa të mbash gjuhën.
Fija e flokut pret vezën.
Fjala është argjend, heshtja është flori.
Fruti i ndaluar, më i dëshiruar.
Fyerja është një shpifje e shkurtuar.
Fytyra ia jep bukurinë statujës, veprimi ia jep njeriut.
Bukuria qetëson dhe frenon çdo zemërim.
Çdo histori mund të tregohet në mënyra të ndryshme.
Çdo pemë piqet në kohën e vet.
Dijetari s’e përsërit një gabim dy herë.
Dinakëria dhe mbrapshtia janë armë e prapanikut, mençuria – armë e të kulturuarit.
Dituria merret edhe nga armiku.
Nëse shpirtin e lirisë e lini të pavarur ashtu si arën e papunuar, atëherë, aty mbijnë hithra dhe gjemba.