Alfredo James “Al” Paçino është aktor, regjisor, producent kinematografik dhe drejtues artistik.
Al Paçino konsiderohet nga të gjithë si një nga aktorët më të mëdhenj dhe më të mirë të të gjitha kohërave në botë.
Është i njohur sidomos për rolet e tij e Michael Corleone në trilogjinë “Kumbari”, Tony Montana në “Njeriu me shenjë”, Sonny Wortzig në “Dog Day Afternoon”, Frank Serpico në “Serpico”, Lieutenant Colonel Frank Slade në “Aromë gruaje”, dhe Roy Cohn në “Engjëj në Amerikë”, etj.
Ka fituar çmimin “Aktori më i mirë” në Academy Award në vitin 1992 për rolin e tij në “Aromë Gruaje”, pasi është nominuar 7 herë për disa role të tjera të ndryshme.
Ekonomia Online sjell një përmbledhje me disa nga thëniet e tij më të bukura, të thëna në filma dhe në intervista të ndryshme.
Të gjithë të duan deri në momentin që të shohin si konkurrent.
Rregulli kryesor i jetës është ta mbash gojën mbyllur derisa të dish ç’të thuash.
Mos e lejo askënd të dijë se çfarë je duke menduar.
Nëse resht së qenët kureshtar, je njësoj si i vdekur.
Miqtë mbaji afër. Armiqtë, edhe më afër.
Politika dhe kriminelët janë e njëjta gjë.
Kurrë mos u bashko me dikë tjetër për të dalë kundër familjes…Kurrë!
Unë nuk jam i mangët në miq. Ne të gjithë mund të jemi të zënë në jetën tonë, karrierën tonë, por unë gjithmonë kam kuptuar se njeriu e ka të nevojshme miqësinë.
Edhe një qeni i lejohet një hapësirë në trotuar.
Se ku gjendet trupi yt e di fare mirë, gjëja që po kërkoj është ndonjë udhëzim për tek truri yt.
Një njeri që nuk e mban fjalën është një buburrec.
Ëndrra nuk bëhet realitet vetvetiu: duhet rendur pas saj.
Kur armiku të sulmon, ai lëndon ata që ti dashuron.
Përçmimi i parasë është një tjetër marifet për t’i lënë varfanjakët pa asgjë.
Harrojeni karrierën, thjesht bëni punën. Nëse mendoni se po i bëni gjërat siç duhet, nëse mendoni se po shkoni diku dhe i qëndroni besnikë ideve tuaja, gjërat kanë për të rrjedhur në mënyrën e duhur.
Nuk ekziston lumturia. Ekziston vetëm përqendrimi.
Unë them gjithmonë të vërtetën, edhe kur gënjej.
Është e lehtë t’i gënjesh sytë, ama është e vështirë ta gënjesh zemrën.
Ne jetojmë në një botë ku sa më shumë të punosh, më shumë gjëra do të realizosh. Është një botë e varur nga puna.
Të gjithë kemi nevojë të kemi pranë njerëz që të na thonë edhe ato që nuk duam t’i dëgjojmë.
Nderet do të të shkatërrojnë, nëse bën tepër.
Miqësia dhe paraja janë si vaji dhe uji.
Ç’të rrëfehem kot, kur nuk pendohem dot?
Dy gjëra kanë rëndësi në jetë: këllqet dhe fjala e dhënë.
Kurrë mos i urre armiqtë. Të ndikon në gjykim.
Të jesh njeri i ndershëm është e rrezikshme.