Aldo Busi (1948) është shkrimtar dhe përkthyes italian. Ai është i njohur për forcën e tij polemizuese, si dhe për disa përkthime prestigjioze nga anglishtja, gjermanishtja dhe italishtja e lashtë, që përfshijnë: Johann Wolfgang Goethe, Lewis Carroll, Christina Stead, Giovanni Boccaccio, Baldesar Castiglione, Friedrich Schiller, Joe Ackerley, John Ashbery, Heimito von Doderer, Ruzante, Meg Wolitzer, Paul Bailey, Nathaniel Hawthorne etj.
Ai, po ashtu, ka shkruar ese dhe aforizma. Për lexuesit e Ekonomia Online kemi përzgjedhur një koleksion me thëniet e tij më të shquara.
Një e vërtetë e vonuar është një gënjeshtër fiks në kohë.
Besëtytnia është feja e vërtetë e turmës.
Më mirë zbathur se me dy këpucë në një këmbë.
Kush jeton intensivisht, nuk ka kohë për përjetësinë.
Njerëzit që përdorin fjalë të gatshme nuk e dinë që do të kenë mendime të kryera.
Jeta nuk ka lidhje me fotografitë e muajit të mjaltit.
I vetmi seks i sigurt tek i cili besoj është ai për të cilin jam i sigurt se e kam bërë.
Seksi është droga e të varfërve.
Vetëm dështakët jetojnë me paragjykimet e të tjerëve.
Përvoja që ke fituar me të këqijtë s’është asgjë krahasuar me atë që mund të bësh nga përballja me të mirët.
Kur ndihesh vetëm ngaqë je vetëm, ke akoma shpresë, por kur je vetëm edhe me dikë tjetër, si i bëhet?
Nuk ka batakçi më të keq se atë që jepet me mish e shpirt për t’ia dalë pa u lagur.
Për të qenë i lirë mjafton të jetosh vetëm dhe i palumtur.
Jeta ka fjalët që mundet, përralla fjalët që duhet.
Secili merr nga të tjerët njohuritë që do, e shpesh, njohuritë që mundet.
Kujdesi është pjesa më e fshehur e guximit të vërtetë.
Homofobi është një homoseksual i ndrydhur.
Fati është një çast, jeta është pjesa tjetër.
E vërteta është një rrugë për t’u përshkuar dhe jo një pikënisje.
Nuk mund t’u veshim mbathje fjalëve.
Kur dikush nuk di ç’të pjellë dhe nuk është një femër, pjell një aforizmë.