Napoleon Hill (1883 – 1970) ishte shkrimtar dhe eseist amerikan.
Ekonomia Online sjell një përmbledhje me thëniet më të mençura të këtij personaliteti të shquar:
Ata që dërdëllisin shumë, nuk dinë të bëjnë asgjë tjetër.
Nëse flisni për dështim, ndillni dështimin. Nëse flisni për sukses, ndillni suksesin.
Nëse dikush përsërit vazhdimisht të njëjtën gënjeshtër, me kalimin e kohës, edhe ai vetë do ta pranojë si vërtetësi.
Forca motivuese më e madhe e një mashkulli është dëshira për të kënaqur një femër.
Një mendje e pozicionuar “në mbrojtje”, nuk është një mendje e hapur.
Zotërimi i vetes suaj është puna më e vështirë që mund të keni.
Mos prit! Koha nuk do të jetë kurrë “e duhura”. Fillo aty ku je, përdor ato mjete që ke, dhe mjete më të mira do të gjesh ndërsa vijon.
Pikënisja e të gjitha arritjeve është dëshira. Ngulite në tru: dëshirat e dobëta sjellin rezultate të dobëta.
Shqetësimi e shkatërron stomakun më shumë se whisky.
Hallka që mungon në të gjitha sistemet edukuese është paaftësia e instituteve arsimore për t’u mësuar nxënësve të tyre se si t’i organizojnë e t’i përdorin njohuritë e përftuara.
Durimi, këmbëngulja dhe djersa, përbëjnë një kombinim të pamposhtur për suksesin.
Mendja që punon më mirë është ajo që përdoret më shumë.
Njerëzit nuk paguhen për gjërat që dinë, por për gjërat që bëjnë me gjërat që dinë.
Mendja njerëzore krijon lidhje vetëm me mendje të tjera që kanë prirje analoge.
Mundësia herë-herë paraqitet e maskuar si fatkeqësi apo mposhtje e përkohëshme.
Lumturia është e mira e vetme. Vendi i lumturisë është këtu. Koha e lumturisë është tani.
Mënyra që ne të jemi të lumtur është të bëjmë që të tjerët të jenë të lumtur.
Suksesi nis nga vullneti i indvidit.
Cilado ide, projekt apo qëllim, mund të ngulitet në mendje përmes përsëritjes së mendimit.
Të pakta janë gjërat e pamundura kur mendja njerëzore përcakton një qëllim të frymëzuar nga një vendosmëri e paepur.
Qëndrimi yt mendor tërheq drejt teje çfarëdo që të bën të jesh ky që je.
Siç kanë nevojë sytë për dritën që të shikojnë, ashtu ka nevojë mendja për ide të reja që të mund të krijojë.
Kur planet e tua dështojnë, gjendja e përkohshme nuk është dështim i përhershëm.
Duke ndihmuar që të tjerët të kenë sukses, mund të arrish më shpejt e më mirë suksesin tënd.
Derisa të mos e bësh zakon që, tek të tjerët, të vëresh të mirën në vend të së keqes, as për vete nuk do të kesh sukses dhe as do të jesh i lumtur.
Askush nuk dështon derisa të mos e pranojë dështimin.
Njeriu mund të krijojë çdo gjë që mund të imagjinojë.
Njeriu nuk mund të krijojë asgjë që të mos e konceptojë më parë në formë mendimi.
E vetmja gjë e përhershme në univers është ndryshimi.
Mos ia lejo askujt të ndikojë e të shkurajojë ëndërrimtarin që është brenda teje.
Idetë janë forca të pamishta, por kanë më shumë forcë se truri fizik që i ka ngjizur. Ato vazhdojnë të mbijetojnë edhe pasi truri që i ka ngjizur është kthyer në pluhur.
Askush nuk është vërtet i arsimuar derisa të mos ketë mësuar të organizojë, të klasifikojë dhe të drejtojë në mënyrë inteligjente, zotësitë e tij mendore drejt një qëllimi të caktuar.
Besëtytni e paragjykime janë një formë frike, përveçse një shenjë injorance.
Inteligjenca nuk sjell para, përveç rastit kur orientohet në mënyrë të zgjuar drejt qëllimeve të caktuara, me plan veprimi praktik për të grumbulluar pasuri.
Mund të ndryshoni sjelljen e të tjerëve ndaj jush, duke ndryshuar ju të parët sjelljen tuaj ndaj tyre.
Kush dorëzohet, humbet; fituesi nuk dorëzohet kurrë.
Kujdesi i tepërt është po aq dëmshëm sa pakujdesia e tepërt.
Bota i lë hapësirë atij që përmes fjalëve e veprave tregon që di se ku po shkon.
Që të bëhesh i aftë për të marrë vendime të rrufeshme, sytë e veshët mbaji të hapur, ndërsa gojën mbaje të mbyllur.
Mungesa e ndershmërisë është një prej shkaqeve kryesore të dështimit në të gjitha fushat e jetës.
Nëse nuk mund të bësh gjëra madhështore, bëj gjëra të vogla në mënyrë madhështore.
Suksesi nuk kërkon sqarime. Dështimi nuk pranon alibi.
Një objektiv është një ëndërr me afat.
Atë që mendja njerëzore mund ta perceptojë dhe besojë, mund ta arrijë.
Si pasuria, si varfëria, të dyja janë rezultat i mendimit.
Nuk ekzistojnë kufij për mendjen, përveç atyre që i vendosim vetë.
Nuk duhet ta kesh frikë humbjen nëse beson se ajo mund të zbulojë tek ti fuqi që ti injoroje.
Kultivoni gjithnjë mendime pozitive, pasi entuziazmi nuk mund të lulëzojë në një terren plot frikë.
Urtësia e vërtetë karakterizohet nga modestia dhe heshtja.
Po s’e munde veten, vetja do të të mundë.
Çdo sukses, çdo pasuri, vjen nga një ide.
Qëllimet e mira janë të kota derisa të mos shprehen përmes veprave të duhura.
Ditën kur mbrëmja të gjen pa kryer një vepër të mirë, quaje të humbur.
Pjesa më e madhe e të këqijave na vijnë si pasojë e kohës së keqpërdorur.