Thëniet më të bukura nga Roberto Gervaso

Prishtinë | 14 Kor 2023 | 21:06 | Nga Ekonomia Online

Roberto Gervaso (1937 – 2020) ishte shkrimtar, gazetar dhe aforist italian.

Ekonomia Online ka përmbledhur një koleksion me disa nga thëniet më të mira të këtij personaliteti të shquar.

Mos ia ndaj sytë atij që nuk të shikon në sy.

Kush di të rrijë vetëm, nuk është kurrë vetëm.

Monoteizmi është më i përhapur se monogamia, pasi është më e thjeshtë të të mjaftojë një Zot i vetëm se një femër e vetme.

Njëzet vjeç: pak mendime e shumë dëshira.

Seksi nuk është gjithçka, por pa seksin gjithçka është asgjë.

Turmat nuk dëshirojnë të duhen, por të joshen.

Premtimet në politikë mund edhe të mos mbahen, mjafton të dish t’i thuash.

Politikani, njësoj si femra e ftohtë:që të pëlqehet, duhet të shtiret.

Virgjëria është një virtyt vetëm për femrat e bukura.

Pse të vdesësh për një femër, kur mund të jetosh me një tjetër?

Femrës mund t’i kërkosh çdo gjë, mirëpo, çmimin e vendos gjithnjë ajo.

Moraliteti i një femre bazohet në besimin e thellë që ajo ka në gënjeshtrat që thotë.

Masturbimi mund të ndodhë edhe për të mos thënë “të dua”.

Askush nuk bën gjë falas, por dikush ia del të krijojë iluzionin.

Vetëm kur ke gjithçka, mund të mjaftohesh me pak.

Borxhet nuk mjafton vetëm t’i grumbullosh, duhet edhe t’i harrosh ato.

Mendimi i mirë që të tjerët kanë për ne nuk është kurrë aq i mirë sa ai që ne kemi për veten tonë.

Vetmia na jep kënaqësinë e një shoqërie të mirë: shoqërinë tonë.

Jo rrallëherë ndershmëria është mungesë mundësish për të qenë i pandershëm.

Nëse dhimbja do të ishte e përjetshme, nuk do të ishte më dhimbje.

Pikërisht kur doktori na thotë të kemi kurajo, ne e humbasim atë.

Më shumë se ligjet e mira, është shkelja e tyre që i bën të ndihen të lirë qytetarët e këqij.

Ka femra që e fshehin kaq mirë tradhtinë saqë meritojnë të besohen.

Durimi është virtyti i atij që ka kohë për të humbur.

Guximi është kundër natyrës; këtë e dëshmon fakti se janë të paktë ata që e kanë.

Të vërtetat që shuajnë shpresat është më mirë të mos thuhen fare.

Në politikë, tradhtia është një formë përditësimi.

Mund të ketë liri pa drejtësi, por jo drejtësi pa liri.

Askush nuk dëshiron të gjykohet për çfarë vlen vërtet, por për çfarë mendon se vlen.

Shpeshherë xhelozia është një parandjenjë.

Ka gënjeshtra që thjeshtëzojnë jetën, sikundër ka edhe të vërteta që e vështirësojnë atë.

Miqësia është e rrallë, pasi ajo është e parehatshme.

Nuk ka njeri që pasi të ketë dalë fitimtar ndaj një çasti kapsllëku të mos ndihet më i sigurt në vetvete.

Ua kemi zili të tjerëve, më shumë për atë kanë sesa për atë janë.

Ekzistenca e Zotit nuk do të më habiste më shumë se mosekzistenca e tij.

Kërkoj grua. Gruan e një tjetri.

Nëse paraja nuk e sjell lumturinë, ajo as nuk e dëbon atë.

Besnikëria është sidomos mungesë fantazie.

Aforizma është një guralec i inteligjencës.

Të lexosh mendjen e disave të presin vetëm zhgënjime.

Mund t’ia dalim pa asgjë, mjafton të mos na lypset.

Progresi na e bën jetën më të rehatshme, por jo më të bukur.

Përvoja është një dritë që ndizet pasi dita ka zbardhur.

Altruist është ai që i ka bërë keq llogaritë e veta.

Moralisti është aq i zënë me predikimin e virtytit saqë zor të gjejë kohë ta praktikojë.

Shumë moralistë janë mëkatues që u mungojnë rastet.

Është ndërgjegjja e kufijve tanë që na pengon t’i tejkalojmë.

Talenti pa disiplinë është si makina pa benzinë.

Shtiremi modestë që të na miklojnë edhe më tepër.

Nuk ka modesti pa sqimë.

Një qeveri e ndershme është si një bordel virgjëreshash.

E gjithëpushtetshme është ajo grua që na bën të ndihemi ujqër në tryezë dhe luanë krevat.

Ka nga ata që nuk kanë bërë kurrë keq ngaqë akoma nuk u është dhënë rasti.

Asgjë s’na mbron nga egoizmi i tjetrit më mirë se egoizmi ynë.

U besoj vetëm mjekëve që i nënvlerësojnë simptomat.

Asgjë s’më bën ta humb aq shumë durimin sa një njeri që ka tepër durim.

E dyshoj gjithnjë atë që nuk dyshon asgjë.

Nuk do t’ia dilja të isha ateist edhe sikur Zoti të mos ekzistonte.

Sa më shumë i njoh meshkujt, aq më shumë i pëlqej femrat.

Mosbesimi tek të tjerët lind edhe nga mosbesimi në vetvete.

Kush martohet, do ta kuptojë; kush nuk martohet, e ka kuptuar.

Iluzion është shpresa tashmë e shuar.

Dëshira, jo më pak se frika, e bën njeriun të vuajë.

Kohëzgjatja e martesës përcaktohet nga edukata, zelli i paktë dhe interesi reciprok.

Lëvdatat që më shumë u pëlqejnë njerëzve janë më pak të merituarat, sepse i bëjnë ata të besojnë se zotërojnë cilësi që nuk kanë.

I pavendosuri është një njeri që druan se mos dëshiron të kundërtën e asaj që dëshiron.

E ndihmojmë me shumë dashamirësi atë që dëshiron të ngrihet, mjafton që shkojë shumë lart.

Lumturia nuk ekziston. Ekzistojnë vetëm çaste dhe shkallë palumturie.

Jeta është një aventurë me një fillim të vendosur nga të tjerë, me një fund të padëshiruar nga ne, dhe me shumë intervale të caktuara nga rastësia.

Kush ka karakter të vështirë, ua vështirëson jetën të tjerëve jo më pak se vetes.

Femra që dëshiron të jetë vetëm e një mashkulli, në të vërtetë dëshiron që ky mashkull të jetë veç i saji.

Askush nuk është aq tutkun saqë ta mendojë veten të tillë.

Kush s’është i zoti i vetes, bëhet skllavi i të tjerëve.

Është e vështirë të kuptohet, përse e duam dikë që nuk na do.

Kush thotë që ferri i përket botës tjetër, duket se nuk e njeh mirë këtë botë.

Femrat: djaj, pa të cilët, jeta do të ishte një ferr.

Pasuria s’është gjithçka. Varfëria, akoma më pak.

Nuk mund të jesh lumturisht i martuar. Ose je i lumtur, ose i martuar.

Të presim që të tjerët të bëjnë detyrën e tyre është alibia më e mirë që ne të mos bëjmë detyrën tonë.

Ziliqari është një i paaftë, i paaftë të heqë dorë.

Kam më shumë rrudha në zemër se në ballë.

Shpesh xhelozia është vetëm një parandjenjë.

Njeriu ka lindur për të vuajtur, dhe ia del më së miri.

Virgjëria, për fat të mirë, pothuajse kurrë s’është për zgjedhje.

Vetmia na jep kënaqësinë e një shoqërie të madhe: shoqërinë tonë.

Është e thjeshtë të jesh vetvetja, kur je dikushi.

Njeriu nuk ia thotë për të marrë vendime. Për këtë mjafton ta shohësh në restorant përpara një menuje.

Vdekja na bën të heqim dorë nga ajo që jeta s’do të na kishte dhënë kurrë.
Prehja e amshuar do të na kursejë të paktën ilaçet e gjumit.

Ka tradhti që u shijojnë bashkëshortëve më shumë se çdo besnikëri.

Sa shpërfillje në tolerancë.

Kush e do të afërmin porsi vetveten, ose nuk njeh mjaftueshëm të afërmin, ose nuk do mjaftueshëm vetveten.

Të vërtetat që shuajnë shpresat, më mirë të heshtin.

Të pranosh vetveten është urtësi, të pranosh të tjerët mund të jetë edhe mospërfillje.

Botën e përtejme s’dua ta imagjinoj. Preferoj surprizën.

Simpatia fitohet më lehtë duke treguar telashet personale sesa duke shfaqur sukseset personale.

Nuk na jep aq bezdi antipatia që dikush ka për ne, sa simpatia që ai ka për tjetërkënd.

Asgjë s’na bën aq qesharakë sa përpjekja për të mos u dukur të tillë.

Kush nuk e dëshiron femrën e tjetrit, nuk e meriton atë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme