Ekonomia Online
FUNDIT

Theren me thikë dy persona në Obiliq

Theren me thikë dy persona në Obiliq

Dy persona janë therë me thikë në Obiliq nga dy të dyshuar si pasojë e një mosmarrëveshje çasti. Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor dhe ndodhen në gjendje stabile, ndërsa të dyshuarit janë arrestuar dhe me pas janë dërguar në mbajtje. Njoftimi i plotë i policisë: LËNDIM I RËNDË TRUPOR & Armëmbajtje pa leje-thikë/Obiliq 12.09.2022-21:30. Janë […]

Dy persona janë therë me thikë në Obiliq nga dy të dyshuar si pasojë e një mosmarrëveshje çasti.

Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor dhe ndodhen në gjendje stabile, ndërsa të dyshuarit janë arrestuar dhe me pas janë dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë:

LËNDIM I RËNDË TRUPOR & Armëmbajtje pa leje-thikë/Obiliq 12.09.2022-21:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar nën dyshimin se të njëjtit për shkak të një mosmarrëveshje çasti, kanë sulmuar fizikisht me një mjet të mprehtë-thikë dy viktimat meshkuj kosovar. Viktimat kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar në trajtim mjekësorë dhe sipas mjekëve gjendja e tyre është stabile, ku njëri prej tyre është liruar. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore.

Të ngjashme