Dy persona janë lënduar sot pasi ishin rrahur me njëri-tjetrin në rrugën “Konferenca e Bujanit” në lagjen “Fidanishte” në qytetin e Pejës.
Këtë për Klankosova.tv e bëri të ditur Fadil Gashi, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Pejë.
“Rasti ka ndodhur rreth orës 14:45, policia e ka marrë një informacion se janë duke përleshur dy qytetarë, dyshohet se janë përdorur edhe mjetet të mprehta”.
“Personat e lënduar janë dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës për tretman mjekësor”.
“Njësitet e policisë janë në vendin e ngjarjes dhe janë duke vazhduar të merren me rastin”,ka thënë Gashi, njofton Klankosova.tv.