Theresa May merr mandatin nga Mbretëresha për krijimin e Qeverisë

Prishtinë | 09 Qer 2017 | 14:12 | Nga

Theresa May ka marrë mandatin nga Mbretëresha Elizabeta II për të formuar qeverinë e re të Mbretërisë së Bashkuar.

Pas takimit në Pallatin Mbretëror, May mbajti një deklaratë për mediat jashtë zyrës kryeministrore, duke thënë se Partia Konservatore do të formojë qeveri së bashku me Unionin Demokrat, parti e Irlandës së Veriut.

May pohoi se dy partitë kanë një marrëdhënie të fortë përgjatë disa viteve me radhë. Kryeministrja konfirmoi se ndërkohë do të vazhdojnë proceduar për daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian. Ajo tha se qeveria e saj “do të garantojë siguri dhe do të punojë për ta mbajtur vendin të sigurt”.

Theresa May e Partisë Konservatore fitoi zgjedhjet e parakohshme në Britani të Madhe, por në krahasim me parlamentin e kaluar konservatorët kanë 17 deputetë më pak.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme