Një 17-vjeçar është therur sonte me thikë, në një autobus në Prishtinë.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti konfirmoi për Telegrafin se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00.
“Rreth orës 17:00 është raportuar rasti Lëndim Trupor ( therje me thikë) në një autobus i cili ndodhej në rrugën Agim Ramadani në Prishtinë. Mbështetur në informatat e para dyshohet se një person (rreth 17 vjeçar) ka marrë lëndime trupore nga një armë e ftohtë (thikë)”, tha ajo.
Ahmeti tha se personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka filluar ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore me qëllim lokalizimin e vendndodhjes së personave të dyshuar, si dhe sqarimin e rethanave që lidhen me rastin.