Theret me thikë një person në Klinë, arrestohet një i dyshuar e dy të tjerë arratisen

Prishtinë | 07 Qer 2019 | 10:03 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka arrestuar një person, derisa është në kërkim të dy të tjerëve, të cilët dyshohen se kanë therur me thikë një person në Klinë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi i njëjti në bashkëveprim me dy të dyshuar të tjerë pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar me thikë viktimën mashkull K/Shqiptar”, thuhet në raport.

Sipas policisë, viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje, kurse dy të dyshuarit e tjerë gjenden në arrati.

Rasti duke u hetuar nga njësitë policore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme