Policia jep detaje për therjen me thikë të 16-vjeçarit në Prishtinë

Prishtinë | 16 Maj 2019 | 09:57 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për rastin e therjes me thikë të 16-vjeçarit që ndodhi të mërkurën rreth orës 22 e 20 minuta në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë.

Sipas policisë, viktima është goditur me thikë në këmbë nga një i dyshuar i cili pasi ka kryer veprën ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Viktima ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për tretman mjekësor. 

Gjendja e tij, sipas mjekëve është stabile ndërsa me urdhër të prokurorit janë ndërmarr veprimet policore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme