Një person është arrestuar në Mitrovicën e Jugut, nën dyshimin se ka therur me thikë një tjetër pas një incidenti që ndodhi në orët e para të së shtunës.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 18 korrik 2026, rreth orës 01:20, në rrugën “Artim Jashari”.
Dyshohet se i arrestuari, i cili ndodhej në gjendje të dehur, e ka sulmuar viktimën me thikë, duke i shkaktuar lëndime.
Viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim mjekësor.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa rasti është iniciuar si ”Vrasje në tentativë”.