Theret me thikë një person në Podujevë, i dyshuari dërgohet në mbajtje

Prishtinë | 14 Mar 2025 | 09:12 | Nga Ekonomia Online

Një person është therur me thikë ditën e enjte në Podujevë. Policia njofton se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, raporton Ekonomia Online.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që pas një mosmarrëveshje kishte therur me mjetë të mprehtë/thikë viktimën mashkull kosovar, thika është sekuestruar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të ngjashme