Theret me thikë një person në Prishtinë

Prishtinë | 11 Jan 2023 | 09:08 | Nga Ekonomia Online

Një burrë në Prishtinë është therur me thikë. Siç bën të ditur policia, viktima ka deklaruar se nuk e njeh dorasin dhe se nuk ka ndonjë mosmarrëveshje me askënd.

“Rr. Ymer Aliu, Prishtinë 10.01.2023-20:26. Viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore në QKUK pasi që dyshohet të jetë i therur me mjete të mprehtë-thikë. Viktima ka deklaruar se nuk ka vërejtur ndonjë person që mund ta ketë therur si dhe nuk ka ndonjë mosmarrëveshje me askënd. Rasti mbetet nën hetime”, njofton policia.

Të ngjashme