Një i mitur është therur me thikë mëngjesin e sotëm në Mitrovicë. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti.
Zaiti tha se lidhur me rastin është arrestuar një person i dyshuar, po ashtu i mitur. Ai deklaroi se rasti ka ndodhur sot në sheshin “Skënderbeu”, rreth orës 09:45.
“Sot, rreth orës 09:45 është raportuar për një person të lënduar. Nga hetimet e para bëhet e ditur se incidenti ka ndodhur në sheshin ‘Skënderbeu’ në Mitrovicë, ku pas një përleshje lëndime nga një mjet i mprehtë ka pësuar viktima mashkull i moshës se mitur. Lidhur me rastin është arrestuar një person i dyshuar i moshës së mitur”, ka thënë Zahiti.