Theret një person e lëndohen dy të tjerë pasi u rrahën 5 vetë

Prishtinë | 03 Nën 2022 | 10:00 | Nga Ekonomia Online

Një person është therur me thikë pas një rrahje që ka ndodhur në mes pesë personave në Çagllavicë.

Në raportin 24 orësh, bëhet e ditur se dy persona të tjerë kanë pësuar lëndime, ndërsa të plagosurve u është ofruar tretmani mjekësor.

“Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që të dyshuarit të lirohen dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

Të ngjashme