Një person ka mbetur i plagosur nga një therje me thikë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.
Lajmin për Ekonomia Online e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Sipas konfirmimit bëhet e ditur se hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti
“Sot rreth orës 16:00, kemi marrë informatën se në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, ka ndodhur një përleshje fizike.
Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është plagosur një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor.
Lidhur me këtë rast janë hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, ka thënë Ahmeti..