Policia e Kosovës raporton për një “lëndim të rëndë trupor” të ndodhur në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë të premten mbrëma, rreth orës 23:00.
Lëndime trupore (therje me thikë) ka pësuar viktima mashkull, shqiptar i Kosovës, pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje të çastit që kishte pasur me disa persona të dyshuar është sulmuar fizikisht nga ta.
Si pasojë e sulmit, viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore.