Një 16-vjeçar theret me thikë në Prishtinë

Prishtinë | 24 Nën 2016 | 16:12 | Nga

Sot rreth orës 13:00, policia ka marrë informacionin se në lagjen Emshir në Prishtinë, saktësisht në afërsi të shkollës së mesme “Hoxhë Kadri Prishtina”, ka ndodhur një përleshje fizike mes disa personave.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga hetuesit e stacionit policor jugu në Prishtinë, si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes.

Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka konstatuar se ka të bëjë me një rast lëndim trupor ku viktima.

E.I, mashkull , 16 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës

ka marrë plagë nga arma e ftohët (thikë) dhe i njëjti menjëherë është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Në kuadër të veprimeve të saj policia me një intensitet të shtuar ka ndërmarrë një varg veprimesh operative e hetimore, me fokus zbulimin e identitetit dhe vendndodhjen e të dyshuarve të mundshëm si dhe ka zgjeruar rrethin e hetimit në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin.

Si rezultat i kësaj pak çaste më vonë policia ka arritur të identifikojë dhe të shoqërojë në stacion 5 persona lidhur me ketë rast, ndërkohë që njësitet policore janë në kërkim të personave të tjerë që dyshohen të jenë të përfshirë në rast.

Aktualisht hetuesit policor të stacionit jugu në Prishtinë janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore para se rasti të procedohet në institucionet përkatëse.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme