Tre të mitur të moshave 15, 16 dhe 17 nga Duhla janë rrahur me dy të mitur nga fshati Gjinoc në Stacionin e Autobusëve në Suharekë, të cilëve u kanë shkaktuar plagë me thikë, raporton Ekonomia Online.
Të plagosurit janë përcjellë për në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren. Pak më vonë, mjekët e kanë konfirmuar vdekjen e njërit nga të plagosurit ndërsa i dyti po trajtohet në emergjencë.
Hetues rajonalë dhe krim teknikët i kanë kryer procedurat hetimore në vendin e ngjarjes. Tre të dyshuarit janë arrestuar.
Po ashtu edhe mjeti me të cilin dyshohet të jetë kryer vrasja është sekuestruar dhe do t’i kalojë prokurorisë së shtetit në cilësi të provës materiale. Pritet intervista me të dyshuarit për të zbardhur rrethanat e rastit.