Thirret protestë gjithëpopullore, kundër masave anti-Covid të Qeverisë

Prishtinë | 11 Nën 2020 | 20:11 | Nga Ekonomia Online

Pas publikimit të masave të reja anti-Covid nga Qeveria e Kosovës ku rikthehet ora policore dhe shumë kufizime tjera nga të cilat preken më së shumti bizneset dhe veçanarisht gastronomia pas shumëkundërshtimeve në rrjetet sociale thirret edhe një protestë gjithë popullore para ndërtesës së Qeverisë të premten në ora 11:00 nga një grup i quajtur “Zëri i popullit”.

Ata në postimin e tyre në facebook i kanë renditur edhe disa pika të protestës, të cilat janë:

Kjo protestë GJITHËPOPULLORE do të jetë protestë paqësore, e cila do të mbahet në Sheshin Skëndërbe në Prishtinë, para ndërtesës së Qeverisë.

Pikat e protestës janë:

JO ORË POLICORE

PAKËNAQËSITË E SHUMTA ME QEVERISJE DHE MASAT E NDËRMARRA KUNDËR COVID 19.

MOS OFRIMI I NDIHMAVE MATERIALE E FINANCIARE PËR POPULLIN GJATË PANDEMISË.

KTHIMIN E SHIFRËS PREJ MBI 2 MILION EURO TË VJEDHURA NGA THESARI I SHTETIT (ULTIMATUM 48 ORË – TË PARAQITEN DOKUMENTE & KRYESIT E AKTIT TË TURPSHËM TË VIHEN PARA DREJTËSISË.

DORËHEQJA E ARMEND ZEMAJT NGA POZITA E MINISTRIT TË SHËNDETËSISË, POZITË E CILA NUK I TAKON ME PROFESION.

NËSE KËTO PIKA NUK ZBATOHEN NGA DATA 13 NËNTOR 2020, PROTESTA DO TË MARRË PËRMASA TË TJERA.

Pjesëmarrësit në protestë duhet të jenë me maska.

Protesta është e drejtë qytetare, e drejta për protestë mbrohet me ligj, andaj nuk kemi nevojë të lajmrojmë askënd!

JU LUTEM KRIJONI PANKARTA ME MBISHKRIME & MERRNI ME VETE!

KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Pika 3 Neni 43 [Liria e Tubimit]

Liria e tubimit paqësor është e garantuar. Secili person gëzon të drejtën për të organizuar tubime, protesta dhe demonstrata, si dhe të drejtën për të marrë pjesë në to. Këto të drejta mund të kufizohen me ligj, nëse është e domosdoshme për të siguruar rendin publik, shëndetin publik, sigurinë kombëtare, ose mbrojtjen e të drejtave të të tjerëve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme