Thirrje për grevë të përgjithshme nga opozita në Venezuelë

Prishtinë | 18 Kor 2017 | 19:07 | Nga

Opozita në Venezuelë bëri thirrje për një grevë të përgjithshme një ditore që pritet të mbahet të enjten, duke shpresuar t’i bëjë presion presidentit Nicolas Maduro që të heqë nga planet e tij miratimin e një kushtetutë të re.

Në një referendum kombëtar, jo të detyrueshëm për tu zbatuar, të organizuar nga grupet opozitare, pothuajse një e treta e elektoratit kombëtar, i bën thirrje presidentit Maduro të heqë dorë nga ideja e zgjedhjes së një Asambleje të posaçme për hartimin e një kushtetute të re.

Presidenti Maduro e quajti të paligjshëm referendumin ndërsa po vazhdon me planet e tij për një votim në 30 korrik për ngritjen e Asamblesë së posaçme.

Dje presidenti Donald Trump tha se Shtetet e Bashkuara do të ndërmarrin “veprime të forta dhe të shpejta ekonomike” nëse Nicolas Maduro realizon qëllimet e tij.

Protestat e përditshme në rrugë kundër qeverisë shpesh kanë prodhuar dhunë. Si pasojë e tyre, gjatë tre muajve të fundit janë vrarë 100 persona.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme