Kryetari i Komisionit të Bashkimit Afrikan, iu ka bërë thirrje afrikanëve dhe organizatave ndërkombëtare për mbështetje të Sierra Leones
Kryetari i Komisionit të Bashkimit Afrikan, Musa Faki Muhammed, i bëri thirrje botës për ndihmë në Sierra Leone, ku për shkak të fatkeqësive të rrëshqitjes së dheut dhe të përmbytjeve humbën jetën më shumë se 300 persona, transmeton Anadolu Agency (AA).
Muhammed, në një deklaratë me shkrim shprehet se fatkeqësinë e rrëshqitjes së dheut në kryeqytetin e Sierra Leones, në Freetown, e cila ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 300 personave ka mësuar me një tronditje të madhe.
Duke vënë në dukje se e gjithë familja e Unionit Afrikan në këtë periudhë të vështirë ndodhet pranë qeverisë së këtij vendi, Muhammed thotë se “Mendimet dhe duatë e mia janë së bashku me familjet që humbën të dashurit e tyre”.
Muhammed, duke iu bërë thirrje afrikanëve dhe organizatave ndërkombëtare për mbështetje të Sierra Leones, rikujtoi se vetëm dy vite kanë kaluar nga koha kur ky shtet ka mundur epideminë e Ebolës.
Në përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës të shkaktuara dje nga reshjet e mëdha në shtetin e Afrikës Perëndimore, 312 persona humbën jetën. Zv/presidenti i Sierra Leones, Victor Bockarie Foh, kishte njoftuar se shqetësohen që nën dhe ndodhen edhe qindra persona të tjerë.