Pas mbledhjes së Këshillit Komunal për Siguri n ë Bashkësi në komunën e Rahovecit, pjesë e të cilës janë institucione të ndryshme komunale përfshi këtu kryetarin e komunës, Smajl Latifin dhe përfaqësues të Bashkësie Islame Dega në Rahovec, përfaqësuesit e Teqës së Madhe të Halvetive dhe Teqës së Rrufaive, të gjithë sebashku kanë bërë një thirrje për qytetarët e komunës, për kujdes gjatë festimit të Festës së Bajramit.
Thirrja nga kryetari Latifi dhe përfaqësuesit fetar për qytetarët e komunës së Rahovecit ishte , që kësaj radhe festën e Fitër – Bajramit ta festojnë pa aktivitete publike dhe t’ja urojmë festën njëri-tjetrit në përputhje të plotë me gjendjen pandemike, duke i zbatuar dhe përfillur edhe rekomandimet e IKSHPK-së dhe të Bashkësisë Islame të Kosovës e të Bashkësisë Islame në Rahovec, gjithashtu, edhe të Shtabit të Posaçëm Emergjent në Komunën e Rahovecit.
Urojmë dhe shpresojmë që thirrjes sonë t’i bashkohen dhe ta respektojnë të gjithë qytetarët tanë!
Urime Festa e Fitër Bajramit, paqit shëndet dhe gëzime në familjet tuaja!