Thyhet dera e zyrës së drejtorit të shkollës në Istog

Prishtinë | 16 Pri 2023 | 14:14 | Nga Ekonomia Online

Punëtori teknik i një shkolle në Istog, ka deklaruar se persona të panjohur kanë hyrë dhe kanë dëmtuar zyrën e drejtorit të shkollës.

Ankuesi nuk ka bërë të ditur nëse është vjedhur diçka.

Në raporton 24 orësh po ashtu s’është bërë publik emri i shkollës.

Rasti është iniciuar si ‘Vjedhje e rëndë’.

“Ankuesi mashkull kosovar punëtor teknik i një shkolle raporton se nga persona të pa njohur është dëmtuar dera e zyrës të drejtorit të shkollës. Në konsultim me prokurorin rasti inicohet si më lartë. Nga ankuesi nuk është bërë përcaktimi se a është vjedhur diçka, rasti po trajtohet nga ekipet policore”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Të ngjashme