Policia njofton se persona të panjohur me mjete plasëse (eksploziv) kanë thyer bankomatin e një banke në Rahovec, por nuk kishin arrit që ta marrin apo hapin kasafortën e parave.
Sipas njoftimit, të dyshuarit kishin arritur të largohen nga vendi i ngjarjes me një veturë të tipit Audi A4 ngjyrë bronzi dhe në pjesën e pasme kishte pas të vendosur një targë vendore.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante policore dhe rasti po hetohet nga kompetentët.