I thyhet vetura Mimoza Kusarit

Prishtinë | 11 Kor 2016 | 10:24 | Nga

Sot në orët e mëngjesit i është thyer vetura personale, kryetares së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila.

Ngjarja ka ndodhur në Parkun Gërmia në Prishtinë, përkatësisht tek hyrja e parkut, në momentin kur Kusari-Lila kishte dalur si zakonisht për vrapim në Klubin Gërmia 555.

“Po, kryetares së Gjakovës i është thyer vetura e tipit Mercedes. Aty i është marrë edhe kuleta dhe kartela bankare”, ka thënë një person i afërt me të.

Kurse, vetë Mimoza, thotë se “Herët në mëngjes më është thyer vetura, si çdo ditë që shkoj në Gërmi për të vrapuar e kur jam kthyer nga vrapimi në ora 7:00, e kam parë që më është thyer vetura. Më është vjedhur kuleta personale si dhe disa dokumente. Nuk e di nëse ka qenë vjedhje ordinere apo jo, por ka pasur edhe vetura tjera përreth. Ka mbetur që policia ta hetojë rastin”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme