Në sheshin “Skëndërbeu” në Prishtinë, është vendosur një mesazh për të gjithë të prekurit nga kanceri.
“Ti nuk je vetëm”, është mesazhi i përjellur në gjuhën angleze, “YouAreNotAlone”.
Muaji që lamë pas, tetori, shënoi muajin e kancerit të gjirit.
“Zbulimi i hershëm është mbijetesë” ishte thirrja që u është bërë grave në luftën kundër kancerit të gjirit.
Kujtjojmë se të dhënat e Klinikës së Onkologjisë tregojnë se vetëm brenda 9 muajve të këtij viti, janë paraqitur 90 raste të reja me kancer të gjirit.