Ka nisur ndeshja miqësore mes Kosovës dhe Burkina Fasos në kryeqytet.
Në stadiumin “Fadil Vokrri”, Kosova është nikoqire e kombëtares afrikane.
Në tribuna, tifozët e Kosovës kanë bartur edhe një pankartë me stemën e NATO-s dhe me ish-sekretaren, Madeleine Albright, e cila vdiq dje.
Kjo është ndeshja e parë e Alain Giresses në krye të Kosovës.
Ndryshe, pas pesë ditësh, Kosova e luan një miqësore tjetër ndaj Zvicrës në Cyrih.
/frontonline/