Tifozët e skuadrës bullgare bëjnë kërkesë për zhvendosje në Maqedoni

Prishtinë | 25 Maj 2018 | 13:37 | Nga

Tifozët e Pirin Blagoevgradit, të pakënaqur me atë që e kanë quajtur shtypje nga autoritetet e futbollit bullgar, kanë kërkuar t’i bashkohen ligës së shtetit fqinj, Maqedonisë.

Pirin ka rënë nga elita e Bullgarisë pasi një gol shumë i diskutueshëm i shkaktoi humbje 2:1 në shtëpi ndaj Vitosha Bistritsas, të hënën.

Grigor Dolapchiev i Vitoshas ishte ndalur për pozitë jashtë loje nga referi anësor, por referi kryesor bëri me shenjë të vazhdohet dhe Dolapchiev shënoi golin e fitores për skuadrën e tij, shkruan sot Koha Ditore.

“Të dashur liderë të futbollit maqedonas, ne tifozët e Pirin Blagoevgradit bëjmë thirrje të pranoni Pirinin në kampionatin maqedonas nga stinori i ardhshëm”, kanë shkruar tifozët e Pirinit në një kërkesë zyrtare bërë Federatës së Futbollit të Maqedonisë, duke shtuar se do të pranonin një vend në çfarëdo divizioni në ligën maqedonase.

Pirin dhe tifozët e klubit janë ankuar për trajtim jofer nga Federata e Futbollit e Bullgarisë (BFU) dhe nga referët në disa raste gjatë stinorit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme