Tifozet iraniane do të lejohen të shikojnë nga afër ndeshjen eliminatore për Botëror të futbollit të përfaqësueses së meshkujve, që do të luhet në Iran në tetor.
Lajmi është konfirmuar nga agjencia iraniane e lajmeve “IRNA”, ndërsa është cituar një përfaqësueses i Ministrisë së Sportit të Iranit. Vendimi për këtë ka ardhur pas rritjes së presionit nga Federata Botërore e Futbollit (FIFA), shkruan sot Koha Ditore.
Derisa femrat e huaja janë lejuar të kenë qasje të limituar në ndeshjet e Iranit, iranianet janë ndaluar nga stadiumet për ndeshjet e meshkujve që nga revolucioni islamik në vitin 1979.
“Femrat mund të shkojnë në stadiumin ‘Azadi’ në Teheran për të shikuar ndeshjen mes përfaqësueses së Iranit dhe Kamboxhias, në tetor, për eliminatoret për Botërorin 2022 në Katar”, ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Sportit, Jamshid Taghizadeh.