Pasi që tifozëve i është ndaluar të futen në stadiume për shkak të pandemisë COVID-19, lideri i ligës së Danimarkës në futboll, FC Midtjylland, ka ofruar një mundësi ndryshe për tifozët e vet.
Klubi ka vendosur ekrane gjigante në parking të “MCH Arena” për të lejuar tifozët që të shikojnë ndeshjen nga veturat e tyre. Ishin në dispozicion 2000 vende.
Tifozët u paraqitën me simbole të klubit e me flamuj. Tifozët, që dëgjonin komentimin nëpërmjet radiove në veturë, kanë qenë të kënaqur që më në fund skuadra e tyre është kthyer në fushë, ani pse ajo ka pësuar humbje befasuese të hënën në shtëpi me rezultatin 1:0 nga AC Horsensi që zë vendin e dhjetë në renditje.
Një gol i Louka Pripit në minutën e 36-të vulosi fatin e ndeshjes. Midtjylland prapë ka një epërsi prej nëntë pikëve në krye të ligës. Gjashtë të parat në Superligën e Danimarkës luajnë një mini-turne prej dhjetë ndeshjeve për të vendosur kampionin.