TikTok po përballet me sfidë ligjore nga ish-komisionerja e fëmijëve në Angli, Anne Lonfield, për mënyrën se si ky aplikacion po i mbledh e pastaj po i përdorë të dhënat e fëmijëve.
Pretendimi po depozitohet në emër të miliona fëmijëve në Mbretërinë e Bashkuar dhe Bashkimin Evropian të cilët e kanë përdorur aplikacionin jashtëzakonisht të njohur për ndarjen e videove.
Nëse kjo do të jetë e suksesshme, fëmijët e prekur mund të fitojnë mijëra paund.
TikTok tha se kjo është e pabazë dhe se do ta luftojë atë.
Avokatët do të dëshmojnë mbi atë se TikTok ua merr fëmijëve të dhënat personale, përfshirë numrat e telefonit, videot, të dhënat personale e lokacionit e saktë, pa paralajmërim dhe transparencë të plotë, pa e ditur prindërit e fëmijëve çfarë bëhet me ato informacione.
TikTok ka më shumë se 800 milionë përdorues në mbarë botën.