Muzikanti dhe aktori Justin Timberlake (37) është i martuar me aktoren Jessica Biel (37) për shumë vjet, por thashethemet për tradhtinë e tij filluan në fund të muajit të kaluar kur doli një xhirim ku ai e mbante për dore dhe e prekte kolegen nga seti Alisha Wainwright ( 30). Deri më tani Justin nuk u prononcua rreth lajmeve për tradhti bashkëshortore, por tani u ka dhënë fund thashethemeve.
“Gjithmonë i kam shmangur thashethemet, por këtë herë duhet të flas për familjen time”. Nuk mund të hesht, sepse e shoh që kjo ka ndikuar në njerëzit që i dua. Disa ditë më parë isha në shënjestër të kritikave, por tani dua ta them publikisht – asgjë nuk ka ndodhur midis meje dhe koleges. Kisha pirë shumë atë natë dhe nuk jam krenar për sjelljen time. Është dashur të sillesha më mirë”, – shkroi Justin në mediat sociale.
Jessica gjithashtu nuk ka komentuar për thashethemet, ndërsa Justin tani i ka kërkuar falje publikisht asaj për të gjitha.
“Një sjellje e tillë nuk është shembull i mirë për djalin tim nga ana ime. Me këtë rast dua t’i kërkoj falje bashkëshortes dhe familjes sime për gjithçka që u kam shkaktuar. Tani po përqendrohem të bëhem një bashkëshort dhe baba edhe më i mirë”, – tha muzikanti.
Justin dhe Alisha u xhiruan duke u shoqëruar në New Orleans, ku po punojnë së bashku në një film, shkruan KOHA Ditore. Në një moment, Alisha e vendosi dorën në gjurin e Justinit, ndërsa ai e kapi për dore. Përndryshe, Justin me Jessicën e ka djalin Silas (4).