“Time”: Kosova, e treta ndër vendet më të lira në botë për të jetuar

Prishtinë | 05 Dhj 2016 | 10:53 | Nga

Gazeta “Time” ka bërë një listë me vendet më të lira në botë. Në mesin e këtyre shteteve është edhe Kosova së bashku me Shqipërinë.

Sipas gazetës amerikane “Time”, Kosova renditet e treta me radhë në këtë listë, ndërsa Shqipëria në vendin e 27.

Këto qytete të cilat janë konsideruar si vendet më të lira në botë, konsiderohen të kenë çmimet e qirasë, ushqimit, transportin dhe shërbimet komunale më të ulëta se në New York, ku kosto e këtyre shërbime është shumë e lartë.

Kjo gazetë ka shkruar se në Kosovë ushqimet janë 75 % më të lira, ndërsa mallrat dhe shërbimet vendore janë 72 % më të lira.

Gazeta “Time” e përshkruan Kosovën si një nga vendet e Evropës Juglindore e cila ka një popullsi prej 1.9 milionë banorë, dhe industritë kryesore në Kosovë janë minierat minerale dhe materialet e ndërtimit.

Ndërsa kur është fjala për shpenzimet e konsumit dhe sendet ushqimore në kryeqytetin e Kosovës, Prishtina, shpenzimet vetëm për një person janë në vlerë prej 324 dollarë në muaj. Shpenzimet e qirasë, për një apartament gjumi është i ulët në vetëm 275 dollarë në muaj, shkruan gazeta “Time”.

Po ashtu, kjo gazetë thotë se edhe në Shqipëri sendet ushqimore janë 72 % më të lira, sikurse mallrat dhe shërbimet vendore që janë 64 % më të lira.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme