Tirana hap palestrat e shkollave për strehim të qytetarëve, pezullohet mësimi

Prishtinë | 26 Nën 2019 | 08:21 | Nga Ekonomia Online

Bashkia e Tiranës ka hapur disa palestrave të shkollave për strehim provizor për të gjithë qytetarët.

Kryebashkiaku Veliaj njofton se sot pezullohet mësimi në të gjithë shkollat, kopshtet dhe çerdhet, ndërsa do të bëhet edhe verifikimi I këtyre objekteve.

“Sot pezullohet mesimi ne gjithe shkollat, kopshtet e çerdhet e Tiranes! Na duhet te verifikojme çdo objekt e te mos rrezikojme femijet! Faleminderit per mirekuptimin ne nje situate aspak te lehte! Disa palestra do te rrine hapur per strehim provizor”, shkruan Veliaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme