Tiranë: Hyn me “Audi” në lokal, plagos tre persona

Prishtinë | 18 Qer 2017 | 13:10 | Nga

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur paraditen e sotme në zonën e Paskuqanit në Tiranë. Një 28-vjeçar me inicialet L.A. është futur me automjetin e tij tip “Audi” Brenda një lokali.

Ai ka plagosur lehtë tre persona që ndodheshin në lokal dhe më pas ka lënë “Audin” në vend duke u larguar nga vendngjarja.

Mësohet se të plagosurit ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Nga hetimet paraprake dyshohet se aksidenti ndodhi pasi drejtuesi humbi kontrollin e mjetit, shkruan shekulli.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme