Të shtëna me armë janë regjistruar mbrëmjen e së mërkurës pranë Pediatrisë në Tiranë.
Sipas informacioneve të para, mësohet se është qëlluar drejt një patrulle të Forcave “Shqiponja”, nga një person i cili po ndiqej nga policët.
Për pasojë ka mbetur i plagosur një efektiv i policisë, i cili është në sallën e operacionit, ndërsa Policia është vënë në ndjekje të autorit, raportojnë mediat në Shqipëri.